Deputeti socialist, Damian Gjiknuri tha sot në Komisionin e Ligjeve se për shkak të vakumit që kishte ligji zgjedhor, ata u detyruam të paraqisnin tre inciativa. Gjiknuri tha në lidhje me votën e diasporës se çdo njëri që qendron për një kohë të caktuar ka të drejtën e votës nga jashtë. Ai shtoi se në KQZ do të numërohen votat dhe se kjo e fundit ka eksperiencë për numërimin e tyre.
“Për shkak të këtij vakumi që kishte ligji zgjedhor, ne u detyruam paraqitëm tre inciativa. E para, për ligjin për votën e diasporës, me të drejtë gjetëm kompromis. Edhe u nisëm dhe me disa propozime që kanë bërë disa kolegë këtu. Krijuam më shumë fleksibilitet.
E dyta, e bën procesin më me integritet dhe transparencë, sepse listat do të jenë gjithmonë publike në KQZ. Pra, në real time në kohë reale, partitë politike, përfaqësuesit e tyre kanë dijeni për të gjithë dinamikën e listës zgjedhore për votuesit që votojnë jashtë.
Me vullnetin e mirë ne sot që flasim kemi një draft ku tregohet transparenca se kush është votues nga jashtë. Është zgjeruar gama, dhe çdo njëri që qëndron për një kohë të caktuar ka të drejtën e votës nga jashtë. Nga ana tjetër në KQZ do të numërohen votat.
KQZ ka eksperiencë për numërimin e votave, është transparentë. Kemi vënë një kuti aty që në momentin që hapen për shembull në qarkun Vlorë ose Durrës, automatikisht fillojnë numërohen dhe votat që vijnë nga diaspora”, tha Gjiknuri.