Pas prezantimit të propozimeve të Partisë Soacialiste për reformën zgjedhoret, Damian Gjiknuri ka përsëritur qëndrimin e tij për këtë çështje. Në një intervistë për A2 CNN, negociatori socialist i kësaj reforme, thotë se dialogu politik me opozitën nuk është mbyllur ende deri në seancën e fundit, për gjetjen e dakordësisë. Por sipas tij opozita po gjen shkak për mos realizimin e reformës zgjedhore.
“Dialogu asnjëherë nuk është i mbyllur për gjetjen e një kompromisi për çështjen e reformës zgjedhore. Por kur hyn në negociatë me një kusht bazë dhe gjithçka tjetër është derivat i një dëshire politike që është qëndrimi te marrëveshja e 5 qershorit, e cila nuk ka asnjë vlerë juridike dhe ndodhi ndryshimi kushtetutës që diktoi ndryshime në kodin zgjedhor që bënë të mundur ato formulime që ka parashikuar kodi zgjedhor sot. Nga kjo pikëpamje mendojmë se është gjetja enjë shkaku për mosbërjen e reforma zgjedhore, për ato arsye politike që ata i mendojnë vetë. Patjetër që ka kohë. Deri në fund të korrikut para se ne të shkojmë në seancën e fundit. Ne jemi fokusuar te dy pika të rëndësishme formula për herësin dhe vota e diasporës këtë e ka kërkuara dhe opozita”.
I pyetur se përse mazhoranca nuk i merr parasysh kërkesat e opozitës, Gjiknuri thekson se ky nuk është pazar dëshirash. Sipas nuk e ka asnjë vend këtë model që kërkon opozita.
“Nuk është një pazar dëshirash. Kodi zgjedhor dhe kushtetuta u ndryshua. Gabimet strategjike që bëri opozita në atë kohë në 2019, do të linin pasoja afatgjata se vendet e tyre u zunë në parlament. E dyta është një mit që thuhet dhe që po përdoret se nuk lejohen koalicionet. Koalicionet parazgjedhore lejohen. Edhe mënyra si ëhstë shkruar kodi zgjedhor i krijon mundësi opozitës si të hyjë në koalicion zgjedhor. Nuk qenë të zotë të marrin aleatin e tyre më të madh në atë kohë LSI dhe të ndanin listën elektorale sipas interesave. Është dëshirë politike që nuk materializohet në asnjë ligj dhe u ndryshua kushtetuta në bazë të një mazhorance dhe miti i koalicioneve bie. E treta sa i takon standardeve: Nuk e ka asnjë vend këtë që kërkon opozita. Nëse do të kishte ne do ta kishim pranuar. Nuk e ka asnjë vend të OSBE ODIHR që mund ta ketë këtë model që kërkon opozita”.
Gjiknuri thekson se ky model që kërkon opozita deformon votën dhe krijon avantazhe të padrejta
“Nuk ka asnjë model të tillë, deformon votën dhe krijon avantazhe të padrejta. Nuk ka asnjë standard por vetëm një dëshirë. Secila palë duhet të vijë me ide konkrete më shumë është sebep nga opozita për të mos pasur marrëveshje”.
Sipas tij nëse nuk dakordësohen deri në fund të korrikut për votën e diapsorës, atëherë nuk mund të realizohet.
“Ne bëmë lëvizjen tonë se kemi përgjegjësi për votën e diasporës dhe kjo i mundëson opozitës të negociojë për një votë që e ka kërkuar vetë. Është mundësi e mirë për të arritur gjërat që burojnë nga vendimet e GJK, jashtë dëshirave politike. Koha po ikën dhe po nuk u bë deri në fund të korrikut nuk ka kohë më KQZ për të realizuar votën e diasporës”.
Në lidhje me propozimin për votën e diasporës dhe tarifën e shërbimit postar, e cila është interpretuar nga opozita si taksë, Gjiknuri u përgjigj: “Është tarifë shërbimi postare nuk është taksë. Patjetër s epo të mundësoj fletën në shtëpi dhe nuk paguan një pullë postale. Nuk është ky problemi. KQZ mund ta zgjidhë këtë për një zarf për një familje. Nuk është ndonjë kosto e madhe”.
Gjiknuri shpjegoi edhe propozimin për uljen e herësit nga 10 mijë vota në 7 mijë vota, që sipas tij kishte reflektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila herësin e zgjedhjeve të shkuara e kishte cilësuar si jo proporcional.