Çiti shumë i përfolur i momentit Bardhi Idrizi dhe Sara Gjordeni në një intervist për “Who?” kanë folur për jetën e tyre private ndërkohë që presin lindjen e bebushes.
E pyetur se kur do të kishin një martesë Sara tha: “Kemi menduar diçka kur edhe vajza të jetë prezente dhe e ndërgjegjëshme. Mundësisht të na sjelli edhe unazat. Ende nuk jemi qartësuar, po shijojmë momentin. Kemi kohë.”
Më pas çifti na ka treguar pak edhe për emocionet që perjetuan kur morën vesh se do të beëheshin prindër: “Ishte moment shumë i shpejtë, ishim gati t’i hidhnim testet sepse dolën negative për shkak se isha ende shumë herët dhe donte kohë të shfaqej vija e dytë. Kur i bëra një kontroll tjetër pas 30 minutash, ishin dy vija. Telefonova mamin që nisi të qante nga gëzimi, aty u ndërgjegjësova çfarë kishte ndodhur. I mora testet dhe ia lashë Bardhit në dorë duke u dridhur. Me dorën tjetër bëja video reagimin e tij. Jemi përqafuar dhe kemi qarë nja 15 minuta pa reshtur të dy me ngashërim. U duk sikur mërzia e atyre ditëve u shpërblye me lutjen tonë më të madhe. Vendosëm vetë ta ndanim gëzimin shpejt. Arsyeja ishte sepse po na mbyste një negativitet i pamerituar. Donim të thyenim energjinë e keqe me një bekim.”
Në fund të intervistës dyshja lanë një mesazh të bukur për të voglën e tyre në formë kujtimi.
Bardhi: Çika e babit, të lutem mbaroje shkollën, bëhu e zonja e vetes edhe kurrë mos lakmo atë që nuk të përket ty.
Sara: Dritë, ti je shumë më e forte ngase të thonë ty gjatë jetës. Shiko pak brenda zemrës dhe e gjen. Mos kurse asgjë dhe askënd që ta bën ty jetën të vështirë.
Kujtojmë që Sara dhe Bardhi filluan një romancë dashurie brenda shtëpisë së BBV3. Ata u komentuan se nuk kishte dicka të vërtetë midis tyre por pas daljes nga shtëpija çifti arriti të na heqi të gjtha dyshimet