Sara Hoxha dhe Ledion Liço kanë nisur pushimet së bashku, pa fëmijët. Dyshja e njohur e ekranit shqiptar ka zgjedhur si destinacion për këto ditë të nxehta, Spanjën.
Ishte Sara ajo e cila postoi ditën e sotme tre foto, ku duket edhe Ledioni.
Duke i shoqëruar fotot me flamurin e Spanjës, Sara lë të kuptohet se këtë udhëtim po e shijon vetëm me bashkëshortin.