Një prej vajzave më ambicioze dhe të suksesshme të showbiz-it shqiptar, Sara Kolami ka kaluar disa sfida: blogeren, moderimin, aktrimin. Tek i fundit duket se e gjen më shumë veten, meqenëse vijon xhirimet për një film të ri, po pa lënë pas edhe projektet e tjera të cilat i japin gjithashtu shumë kënaqësi.
Ama me çështjet e zemrës… shumë vapë ende. Kështu e kthen Sara përgjigjen ndërsa pyetet për çështjet e zemrës: “Shumë vapë… Punë. Kanë ecur aq mirë gjërat, punë. Por jemi shumë mirë. Jam shumë e lumtur, jam shumë e kënaqur me veten time”, – tha ajo për “Pushime on Top” dhe pas pyetjes pasuese “e kënaqur me veten?”, ajo këmbëngul: “Shumë mirë, shumë e lumtur, shumë e kënaqur, në rregull jam”.