Nga Ksamili në Velipojë, në kuadër të kontrolleve për sigurinë në plazhe, janë bllokuar në total 24 mjete lundruese. Policia Kufitare njofton se ka bllokuar 15 jet ski, 5 skafe dhe 4 gomone.
Konkretisht, 17 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë, 4 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin dhe 3 mjete lundruese janë bllokuar në Velipojë.
6 prej mjeteve lundruese të bllokuara janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë gjobitur me 100 000 lekë.
Drejtuesit e 18 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 10 000 lekë për mungesë dokumentacioni.