Spanja dhe Franca masin forcat në Mynih, në gjysmëfinalen e parë të këtij Europiani, me të dyja skuadrat që duan trofeun.

“La Roja” vjen pas një fitore mes shumë polemikave përballë Gjermanisë organizatore, teksa çdo ndeshje e kanë fituar.

Nga ana tjetër, “Gjelat” nuk kanë treguar forcë, teksa fituan përballë Portugalisë vetëm falë ruletës së penalltive në çerekfinale.

REZULTATI LIVE:

SPANJË 2-1 FRANCË

21′ Yamal, 25′ Kounde (A.G) / 9′ Kolo Muani

KOMENTI LIVE:

25′ GOOOL SPANJA 2-1/ Olmo lëviz bukur dhe godet me të djathtën me Kounde që e devijon dhe e çon topin në rrjetë. (VIDEO)

21′ GOOOL SPANJA 1-1/ Yamal godet nga distanca dhe topi shkon në trekëndëshin e portës. (VIDEO)

19′ Mbappe hyn bukur në zonë dhe godet me të djathtën, por ndalet nga Nacho.

14′ Jesus Navas shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Rabiot dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

9′ GOOOL FRANCA 0-1/ Mbappe hedh një krosim në zonë dhe Kolo Muani godet me kokë duke e çuar në rrjetë. (VIDEO)

5′ Yamal hedh një krosim në zonë dhe Fabian Ruiz godet me kokë, por topi shkon mbi kuadrat.

1′ Starton gjysmëfinalja e parë në Mynih!