Shqipëria
Sipas MeteoAlb: Do të vijojë i nxheti sërish në territorin Shqiptar; për pasojë moti i kthjellët dhe temperaturat shumë të larta do të mbizotërojnë në të gjithë territorin ku sërish goditen nga vlera ekstreme qarku i Beratit dhe Gjirokastrës me temperatura mbi 40 gradë celcius. Pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira të herë pas-herëshme për-gjatë gjithë vendit ku më të theksuara vranësirat do të jenë në skajin verior dhe verilindor; duke rrezikuar reshje të izoluara. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në vlerat minimale ku zonat malore do të shënojnë deri në 18 gradë celcius por mbeten kostante maksimumet duke u ngjitur sërisht në vlerën 40°C në qarkun e Beratit dhe Gjirokastrës. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm.
Kosova
Do të mbetet prezent vala e nxehtë Afrikane; duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta; në pjesën më të madhe të Kosovës; gjatë orëve të para të ditës. Pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë territorin ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat përgjatë shtrirjes Veri – Verilindje; Temperaturat e ajrit të pesojnë rënie në mëngjes por vijojnë njësoj në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 39°C vlera maksimale në rang vendi. Era do të fryjë e lehtë paradite por mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi kryesisht
Perëndimor.
Maqedonia e Veriut
Moti i kthjellët dhe shumë i nxehtë; do të mbizotërojë në të gjithë republikën e MV; ku më të theksuara kthjellimet do të paraqiten përgjatë zonave në Jug dhe Jugperëndim të territorit ndërsa me kthjellime dhe vranësira të lehta do të paraqitet moti në pjesën tjetër të MV; edhe pse vranësirat do të jenë të dukshme në veri dhe verilindje të MV nuk priten reshje. E njëjta situatë e qëndrueshme meteorologjike do të vijojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit të pësojnë rënie të lehtë në mengjes POR mbetenm kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 19°C minimalja deri në 41°C vlera maksimale në rang territori Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites por deri mesatare; në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtesinë maksimale 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.
Europa
Zhvillimi i një qëndre të fuqishme ciklonare në përkatësisht në veri – verilindje të kontinentit do të kushtëzojë kushte të paqëndrueshme atmosferike në; Europën verirore dhe Lindore duke sjellë; vranësira të dendura, shira intensivë si edhe stuhi të forta ere. Po ashtu, rajoni i Balltikut dhe zona e Alpeve do të vijojnë me vranësira konvektive duke gjeneruar rrebeshe shiu; Ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit të Europës do të dominohet nga mot i kthjellët dhe temperatura të larta ku vlera më ekstreme priten në gadishullin e Ballkanit dhe Italinë Jugore.