Tirana “është pushtuar” nga turistët që këtë sezon veror kanë zgjedhur si destinacion Shqipërinë.

Shifrat e turistëve sa vijnë dhe rriten, ndërsa na rastis të shkëmbehemi në rrugë me pushues të të gjitha kombeve.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ku turistët lëvizin në grup.

“Mirëmëngjes

dhe me këtë parakalim turistik në Tiranën e pushtuar si asnjë vit më parë nga vizitorët e huaj, ju uroj një të diel të bukur”, shkruan kreu i qeverisë.

Kujtojmë se turizmi ka kapur shifra rekord në 2024-ën. Në total në janar-maj numri i të huajve që erdhën në vendin tonë regjistroi shifrën mbi 3.3 milionë, apo 38.2 për qind më shumë sesa e njëjta periudhë e një viti më parë.

Sa i përket muajit qershor në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit kanë kaluar mbi 1 milion pasagjerë.