Bardhi Idrizi dhe menaxheri i tij, Jetmir Agaj kanë ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin e tyre, pas shumë akuzash e deklaratash ndaj njëri-tjetrit.
Lajmin e ka dhënë vetë këngëtari në një postimi në Instagram, përmes të cilit njoftoi gjithashtu se do të vazhdojë rrugën si artist i pavarur.
“Përshëndetje miq, mbështetës e dashamirë! Prej sot desha t’ju lajmëroj se unë nuk jam më nën menaxhimin e SBS dhe Jetmir Agaj. Si artist, dua t’i falënderoj për kontributin e tyre në karrierën time prej ditës të parë. Rrugëtimi im vazhdon si artist i pavarur me të njëjtin pasion dhe vullnet për muzikën. Shihemi së shpejti me projekte të reja”, shkroi Bardhi në postimin e tij në ‘InstaStory’.