Pallati Elysee në Paris, në emër të presidentit të Francës Macron ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Ismail Kadare.
Më poshtë komunikata e plotë.
“Këtë të hënë vdiq një shkrimtar që mishëronte, me jetën e tij, me veprën e tij dhe me personalitetin e tij, pasurimin e dialogut, forcën e shpirtit europian dhe vokacionin e mikpritjes të Francës. Shkrimtari franko-shqiptar Ismail Kadare na la.
Ai ishte prej atyre që shkrimin e shihte si betejë; prej atyre për të cilët çdo fjalë dilte nga heshtja, prej të cilëve çdo rradhë rrezikonte të shprishte procesverbalin e tyre, prej të cilëve që çdo roma kërcënonte të ishte epitafi i karrierës së tyre.
Sepse ai jetoi dhe krijoi një njeri të lirë në një vend që nuk ishte : Shqipëria sovjetike e pas luftës, nën prangat e ferrit të Enver Hoxhës.
Por zbulimi i letërsisë, hapi për adoleshentin një botë të re. Duke lexuar Servantesin, Homerin dhe Gogolin, ai krijoi bastionin e vet të rezistencës intelektuale.
Ashtu si indoktrinimi i profesorëve të letërsisë nuk e zuri dhe atë, si në Universitetin e Tiranës dhe në Institutin Gorki të Moskës, tempull i letërsisë zyrtare. Në vend që ti bashkohej rradhëve të trupës “së elitës së realizmit socialist” ato që e thërrisnin, ai ju bashkua lirisë së stilit. Romani i tij i madh I 1963, Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur, u tolerua sepse tematika e tij çarmatosi me onirizmin e saj etiketën komuniste. Zhvarrosja e ushtarëve të Luftës së Dytë Botërore nga një prift dhe një general italian, nën shiun shqiptar që nuk resht së rëni. Më pas erdhi “Përbindëshi”, në 1965 dhe “Dimri” në 1973 të cilët e bënë atë një të përjashtuar sepse denonconin shtypjen intelektuale të Tiranës dhe gjetiu. Dy herë i akuzuar për nxitje rebelimi ai kaloi një periudhë të qetë pune vetjake.
Pas “Pallatit të ëndrrave” në 1981 zëre se u shpall « armik i popullit ». I ndaluar për botim dhe vendosi të kërkonte azil politik.
Atëherë ai ju kthye vendit që kishte përkthyer i pari librat e tij, i pari vend i pasionuar pas veprës së tij në të gjitha frontet. Me redaktorin e tij, Claude Durand, botues i Fayard, ai planifikoi një arratisje të madhe drejt Francës në 1990, pas rënies së murit të diktaturës. Arratia e tij nxiti protestat e para studentore prej dyzet vitesh.
Atëherë, ai e ndau kohën mes kryeqytetit të Francës dhe atij të Shqipërisë së rikthyer në demokraci më në fund, e ndau ekzistencën e tij mes fjalëve dhe gjërave, njërëzve dhe vendeve. Me shëtitjet në Tiranën e tij të rigjetur, me tavolinën e zënë në Kafe Rostand ku mbante çdo mëngjes bllokun dhe stilolapsin e tij lindën tekste të një epoke tjetër, të kryqëzuara me mitet dhe botët, me imagjinarin e piramidës së Keopsit, përmes hekurave të Luksemburgut, ujërave të Cornouaille dhe muraleve të Trojës. Na thërret papushim drejt idesë që Europa është kontinenti i të përbashkëtës, sesi historia e saj është një histori e ndarë.
Presidenti i Republikës përshëndeti një shpirt të lirë, që mori pjesë në zgjimin e madhe të popujve që ngriti perden e hekurt dhe nderoi Francën që e kishte marrë në mbrojtje. Ai i dërgon të afërmve të tij, lexuesve dhe popullit shqiptar ngushëllimet e tij të ndjera.”- shkruhet në komunikatën e Elizesë.
Kujtojmë se vetëm para ca kohësh Macron dekoroi në Tiranë Kadare me “Oficer i lartë i Legjionit të nderit”.