Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka postuar një video në rrjetet sociale, duke falenderuar audiencën e saj për mbështetjen e dhënë dhe biletat e shitura në kohë rekord. Lipa siç duket edhe nga video, shfaqet pa grim, e sapo zgjuar e shtrirë në një shtrat.

Në videon që ka postuar në Instagram, Dua Lipa dëgjohet duke thënë se biletat e koncertit të saj në stadiumin Wembley në qershor 2025 ishin shitur të gjitha.

Në veçanti, ylli thotë: Mirëmëngjes, mirëmëngjes të gjithëve. Koncerti në Wembley është shitur. E kam fjalën për stadiumin. Mendoj se pas kësaj, mund të kthehem në shtrat. Nuk e besoj, nuk e besoj. Oh Zoti im.

Në mbishkrimin e postimit të saj, Dua Lipa shkroi: Ky ishte lajmi më i mirë i mëngjesit ndonjëherë. Ju shitët koncertin tim në Wembley në pak minuta. Ju dua aq shumë sa po shtoj një takim të dytë për ju. E shtunë, 21 qershor 2025.

Me një tjetër video të postuar para pak orësh, këngëtarja shqiptare thot me entuziazëm se edhe nata e dytë e koncertit u shit në vetëm pak orë.