Drejtori i Turizmit në Pogradec, Ledi Zeqollari, flet për një sezon mjaft të mbarë turistik, me një numër të madh rezervimesh të cilët kanë nisur që nga muaji janar.
Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai tha se trendi i turistëve është në rritje.
Shifrat e gjashtë mujorit të parë krahasuar me vitin 2023, vetëm nga janari në qershor, kemi rritje me gati 45%.
Fundi i korrikut dhe fillimi i gushtit shënon kulmin e sezonit turistik. Në Pogradec nuk ka rritje çmimesh.
Pogradeci nuk konkurron me çmime të lira, por me çmime të arsyeshme.
Një vlerë e shtuar është mbajtja nën kontroll e çmimeve duke iu përgjigjur kërkesës dhe ofertës.
Kryesisht muaji qershor dhe korrik është kryesisht fundjava më e frekuentuar, ndërsa në gusht kryesisht turistët janë gjatë gjithë javës, se marrin njerëzit pushimet.
Kryesisht turistët e huaj në listën kryesore janë gjermanët, ata që vijnë nga Franca, Italia dhe Hollanda së fundmi dhe nga vende që nuk kanë qenë frekuentues më parë si Zelanda e Re.
Pogradeci gjithnjë e më shumë po e rrit ofertën e vetë turistike.
Përveç liqenit dhe çka ofron Pogradeci për sitet arkeologjike dhe turizmit historik janë disa destinacione që pak i njohin në zonën e Mokrës, apo liqenet e Lukovës, apo dhe mali i Thatë.
Pogradeci njihet për freskinë e tij dhe është ndër vendet më të mirë për të pushuar, pasi nuk i kalon kurrë 30 gradë.
Tour operatorët kanë lidhur marrëveshje me palën greke dhe gjatë këtij viti do të vijnë 10 mijë turistë grekë.