Nga Lajla Përnaska

Të dashura vajza shqiptare!

Është e vështirë të futesh “në lëkurën tuaj”, veçanërisht për brezat tanë që adoleshencën dhe rininë e kaluam pranë librave, trysnisë ideologjike, aksioneve , zborreve e punës vullnetare.
Sfidë e madhe për një vajzë, adoleshente, apo të re, të përballet sot me trysninë e botës së “super modeleve” apo “VIP-ve të Show-Biz” e instagram-it.
Sfidë e madhe dhe për familjet e tyre!
Por s’mund të mbani ju të vetme mbi supet tuaja ende të brishta, peshën e fajit për bashkëmoshatare tuajat që kanë zgjedhur me çdo kusht e me çdo çmim, jo thjesht të bëhen “VIP-e” mediatiko-sociale, por të bëjnë “jetë luksi”, duke shkelur mbi çdo vlerë të vetvetes, familjes dhe traditës shqiptare dhe duke rënë pre e bisturisë e silikonit.
Këto nuk janë Modeli juaj!
“VIP-e” të bën investimi i trurit, vullneti e përkushtimi në një profesion a pasion, por jo shitja e trupit dhe e vlerave që duhet të bartë çdo vajzë shqiptare.
Bashkëfajtorë në këtë realitet që na përplas herë pas here në fytyrë akte rrahjesh e dhune midis “ VIP-eve”, ku individi kalon çdo cak njerëzillëku janë disa bashkë:
-Familje të shpërbëra e të çorjentuara;
-Kriza e thellë ekonomike e varfëria;
-Media të ngërthyera në ethet e fitimit të parasë, që kanë braktisur misionin e tyre edukues, me emisione halabake, që mund të jenë model i vajzave të pronarëve , apo drejtuesve të tyre.
Por këto nuk janë Modeli i Juaj!
-Një sistem i dobët arësimimi që degradoi prej kohësh në Universitete-Kioska e në shitje letrash hallvaxhish për “diploma”.
-Parti politike që herë pas here promovojnë antivlera dhe eskorta politike , duke i veshur ato me pushtet.

Por ato nuk janë Modeli juaj!

-Lidhjet me “bobat e lekut” , pjesë e paligjshmërisë apo botës së drogës e krimit. Sa VIP-e të show-bizit kanë dalë e dalin me lidhje të kësaj kategorie për “ të mjelë para” e për t’u pasuruar prej tyre??!!!
Por ky nuk është Modeli i vajzave shqiptare!
Të gjithë bashkë ne mund t’ja dalim, duke u ngërthyer fort vlerat, traditën dhe atë që ka qenë e duhet të mbetet
Modeli i vajzave shqiptare në breza!”