Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme, ku deri në orët e mesditës pothuajse i gjithë vendi pritet të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash. Intervalet e gjata me diell më të dukshme do të jenë në zonat bregdetare.
Ndërsa pas mesdites parashikohet që vranësirat të shfaqen në të gjithë territorin. Pasditja sjell zhvillime të vranësirave duke gjeneruar reshje shiu në gjysmën Lindore të Shqipërisë dhe pjesërisht në ultësirën Perëndimore. Reshjet më të fokusuara do të jenë në zonat Juglindore dhe Veriore, ku dhe priten rrebeshe shiu.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C vlera minimale deri në 34°C vlera maksimale.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.
Kosova
Republika e Kosovës në orët e para të mëngjesit dhe mesditës do të jetë kryesisht me kthjellime në pothuajse të gjithë vendin, por do të ketë herë pas here kalime të pakta të vranësirave. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të shtojë vranësirat në Kosovë. Parashikohet që vranësirat të zhvillohen gjatë orëve të pasdites duke gjeneruar reshje shiu, por në zona të izoluara do të ketë dhe rrebeshe afatshkurtra. Mbrëmja përmirëson motin gradualisht . Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 29°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 40 km/h përgjatë gjithë ditës nga drejtimi Verilindor.
Maqedonia e Veriut
Maqedonia e Veriut deri në orët e mesditës parashikohet të dominohet nga intervalet e gjata me kthjellime dhe kalime të pakta të vranësirave. Pritet që kthjellimet më të dukshme të jenë në skajin Jugor. Ndërsa mesdita dhe kryesisht pasditja shtojnë vranësirat në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut, ku pritet që të pësojë zhvillme duke sjellë reshje shiu edhe rrebeshe të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugperëndimore. Përsa i përket; Temperaturat e ajrit do të ulen si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 10°C vlera minimale deri në 31°C vlera maksimale në rang vendi. Ndërkohë era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 40 km/h nga drejtimi Verior.
Europa
Europa Jugore do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të pasura me lagështirë të cilat në rajonin e Ballkanit dhe në gadishullin Iberik do të sjellin zhvillime të vranësirave, ku pritet që të gjenerojnë reshje shiu, herë pas here reshjet do të jenë në formë rrebeshi. Gjithashtu Veriu dhe Lindja e kontinentit parashikohet të mbizotërohen nga moti i vranët dhe reshjet e shiut. Ndërsa pjesa më e madhe e Europës qendrore dhe Britania e Madhe parashikohet që të jenë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke sjellë alternime kthjellmesh dhe kalime vranësirash.