Pavel Durov, themeluesi dhe CEO i shërbimit të mesazheve të koduara Telegram, u arrestua në aeroportin Le Bourget, afër Parisit. Kjo u raportua nga transmetuesi Tf1. Tridhjetë e nëntë vjeçari francezo-rus shoqërohej nga truproja e tij dhe një grua.
Arrestimi, është kryer nga xhandarmëria e aeroportit.
Ndaj Durov, i cili ishte nisur nga Azerbajxhani me avionin e tij privat, kishte një mandat arresti francez I lëshuar nga policia gjyqësore franceze në bazë të një hetimi paraprak.
Prokuroria beson se mungesa e moderimit, mosbashkëpunimi me forcat e rendit dhe mjetet e ofruara (numri amerikan dhe getta, shkëmbimi i kriptomonedhës etj.) e bëjnë platformën bashkëfajtore në aktivitetet e paligjshme që zhvillohen atje, trafikun e drogës dhe në mashtrime.
Ekzekutimi i mandatit ishte në varësi të pranisë së Durovit në territorin francez.
“Bëri një gabim sonte. Nuk e dimë pse… Ishte vetëm një ndalesë? Gjithsesi ai u kap!”, rrëfen një burim pranë hetimeve.
Durov kishte shmangur udhëtimet në Europë, ku kompania e tij është në pikëpyetje, dhe e kishte zakon të udhëtonte në Emiratet, vendet e ish-Bashkimit Sovjetik ose Amerikën e Jugut.
Durov pritet të dalë para gjykatësit në orët e ardhshme ku pritet të akuzohet për: terrorizëm, trafik droge, mashtrim, pastrim parash, pranim i mallrave të vjedhura, përmbajtje kriminale për të mitur etj.