Akuza të ashpra ka lëshuar Ardit Bido ndaj Fredi Belerit, të cilin e krahasoi me kriminelin serb Millan Radoiçiç, organizatori i sulmit të përgjakshëm në Banjskë, ku humbi jetën dhe një efektiv policie i Kosovës.

Sipas Bidos, Beleri është i dënuar nga shteti grek pasi iu gjetën armët me të cilën u vranë Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini, 30 vite më parë në masakrën e Peshkëpisë.

“Tavon e kam parë të flasë për gjuhën greke në Himarë, çështje nga e cila duhet të ç’kompleksohemi, pasi gjuha greke është folur në këtë zonë prej 200 vitesh. Duhet të mos kemi komplekse nga të drejtat individuale, të individëve, të cilët atje kanë një vetëidentifikim, në një masë të caktuar, nën 15% historik si grekë. Nuk mund të pranojmë që të marrim Radoiçiçin kandidat. Beleri është Radoiçiç, nuk ka asnjë ndryshim nga ai. Ai është dënuar nga shtetit grek për armët me të cilët u vranë Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini. Ata nuk janë më pak se polici që u vra në Banjskë të Kosovës”, tha Bido.