”Big Brother Vip Kosova 3” po afron, edhe pse banorët e edicionit të dytë vijojnë që të jenë aktivë në syrin e publikut. Në media po qarkullojnë edhe emrat që do të marrin pjesë në këtë edicion.
Thuhet se autore e formatit këtë vit do të jetë autorja e ”Për’puthen” Olsa Muhameti, ndërsa moderatorë për të tretin edicion Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi. Por duhet thënë se vijon ende të përflitet si moderatore e mundshme Arbana Osmani dhe pjesëmarrja e Luiz Ejllit, ndonëse asgjë nuk është konfirmuar nga vetë personazhet.
Koha YouTube Channel
Edicionin e dytë e fitoi ish-futbollisti Lumbardh Salihu, i cili sipas asaj që ka treguar, do të lançojë në treg brandin e tij të parë të bluze ”The Cute Club”.
Nga ana tjetër, pas mbylljes së tre sezoneve të suksesshme që mbajtën mbërthyer shqiptarët para ekranit të Top Channel, Big Brother VIP 4 po vjen. Lajmin e ka bërë vetë me dije producentja e Big Brother, Sara Hoxha në një formë krejt të veçantë. Producentja ka ndarë në rrjetet sociale kafen e saj të mëngjesit, ku shkruhet “Big Brother VIP 4 po vjen”. Mesa duket ekipi ka nisur punën për edicionin e katër të Big Brother që siç dihet, ky format sjell çdo vit risi dhe surpriza.