Ky sezon veror ka qenë mjaft i “ngjeshur” për këngëtaren Melinda Ademi. Së fundmi ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një shqetësim shëndetësor, për shkak të të cilit nuk mundi të performonte në një nga koncertet ku ishte e ftuar. Në Instagram ajo ka publikuar një fotografi ku shihet në ambientet e spitalit në infuzion. Artistja tregon se është helmuar nga ushqimi dhe do t’i rikthehet sërish koncerteve.

“Mbrëmë nuk isha në gjendje të performoj për shkak të një helmimi që kam marrë nga ushqimi. Jam në infuzion që nga mbrëmë. Shihemi më 23 gusht në Shëngjin ma t’fort se kurrë”, shkruan ajo në postim.