Një sherr virtual ka shpërthyer mes dy ish-konkurrentëve të “Për’Puthen”, Sindi Locit dhe Alban Dyrmishit. Shkak është bërë një mesazh nga ky i fundit drejtuar Sindit. Ai i ka shkruar në Instagram duke i kërkuar që ajo mos ta përmendë në videot live që realizon në TikTok me persona të tjerë. Këta të fundit i ka ofenduar e më pas e ka kërcënuar Sindin se nëse situata vazhdon, “do ta detyrojë të dalë nga vetja”.
Përshëndetje, si je? Sapo më shkruajtën që më ke përmendur në ato live-t e tua në TikTok ku del për një copë bukë, të lutem shumë më lër se kam hallet e mia se nëpërmjet teje do të më përmendë ndonjë nga robq***t që rri ti live e pastaj do të më detyrosh të dal nga vetja, rri ha copën e bukës, më lër mua rehat në hallin tim.
Kundërpërgjigjja e Sindi Locit nuk ka munguar. Edhe ajo nuk është kursyer me gjuhën ofenduese ndaj tij ndërsa i thotë se ai ka thënë të pavërteta rreth saj, por nuk i ka kërkuar llogari edhe pse i ka prishur punë. Sindi nuk lë pa përmendur as akuzën e prostitucionit ndaj Albanit, për të cilën ish-konkurrenti u arrestua më 8 mars 2022.
Ai kishte marrë një ambient me qira, në rrugën “Sami Frashëri” në Tiranë, e kishte përshtatur si qendër masazhesh ku kishte të punësuara vajza të reja. Asokohe, Albani u la në arrest shtëpie pasi u lirua vetëm një ditë pas arrestimit.
Ndër të tjera, ish-konkurrentja i kërkon të tregojë kujdes me mënyrën si i drejtohet pasi “s’është më Sindi e Për’Puthen”.
O plehrë e vogël, ki shumë kujdes si më drejtohesh mua! S’më ke marrë leje kur më ke përmendur në intervistë, duke thënë diçka të pavërtetë dhe duke më prishur punë. Unë s’të kam kërkuar llogari atëherë edhe pse më ke prishur shumë punë. Po je plehrë çun se ata që dal unë në live ty të çojnë të blesh fara, mos na trego ti si e marrim çapën e bukës. Po ik mos kërcëno se nuk e ke idenë kë je duke kërcënuar. Ik merru me prostitucion ti, lëre si e hamë bukën ne të tjerët! Ke dhe fytyrë të shkruash! Mos i jepje gojës se kështu është, ç’të mbjellësh do të korrësh! As të shava, po thashë që ke gënjyer se ke gënjyer! S’jam Sindi i “Për’Puthen” o Alban, ki shumë kujdes kujt i shkruan tani! Shih punët e tua e mos më kërko llogari kë përmend unë, ty apo ndonjë tjetër! Kur keni qejf të përmendni emrin tim për klikime dhe famë, mbaj pasojat! Shëndet vllajo!