Një furrë buke në Prishtinë është mbyllur, pasi dyshohet se rreth 20 persona janë helmuar nga produktet e saj.
Policia e Kosovës njofton se personat që dyshohet se janë helmuar kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
“Njësia policore ka marrë në pyetje pronarin e furrës si dhe me vendim të inspektorëve sanitarë, furra është mbyllur deri në daljen e analizave”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Autoritetet në Kosovë bëjnë me dije se hetimet për këtë rast vazhdojnë.