Klea Prenga e cila u dhunua nga motrat Berisha, ka reaguar sërish në rrjetet sociale ku falenderon personat që i kanë uruar shërim të shpejtë madje vlerëson komentet.
Ngjarja u shënua më 6 gusht në një lokal te Kodra e Diellit në Tiranë, ndërsa vetë 24 vjeçarja e bëri denoncimin dy ditë më pas. Në një postim në Instagram Prenga akuzoi motrat Mariela dhe Antonela Berisha se janë autore të dhunës fizike të saj duke i thyer një shishe në fytyrë. Nga dhuna Klea Prenga pësoi dëmtime të rënda në fytyrë.