Përpos suksesit global në muzikë, Dua Lipa po përgatitet të lansojë gamën e saj të akulloreve, ndërsa aplikon për një licencë për të mbrojtur emrin e saj si markë për marketingun e një sërë ëmbëlsirash të ngrira.
Aplikimi i saj mbulon shitjen e akulloreve jo të qumështit, akulloreve në kon, akulloreve me qumësht, ëmbëlsirave me akullore, tortave me akullore dhe pijeve me akullore, së bashku me milkshake dhe kos.
Dua Lipa ka zbuluar më parë se nuk ndjek turmën kur bëhet fjalë për akulloren dhe ka shijen dhe përbërësit e saj unike.