Në një kohë që Gjykata në Tiranë ka vendosur pro ekstradimit të Rigels Rajkut (Noizyt), dosja ndaj tij duket amatore dhe qesharake.
Në akuzën e mbërritur nga Kosova, duket se ndaj Rigels Rajkut (Noizyt) në fakt ata nuk kanë asnjë provë.
Lexo.al ka mundur të mësojë dhe disponon dosjen me akuzat ndaj Rajkut, të cilën do e botojmë në një moment të dytë, por sipas dosjes, ka 5 momente absurdi që akuza e Kosovës bën kërkesa pa asnjë bazë.
Po jua rëndisim 5 absurdet e Prokurorisë së Kosovës më poshtë, që janë bazuar në dosjen që për momentin, për të mos prishur “hetimin” nuk po e bëjmë publike, por nëse Prokuroria e Kosovës ka kundërshtime, ne do ta botojmë të plotë dhe ta ballafaqojmë.
5 absurdet që e bëjnë akuzën qesharake janë:
1. Mbajtja e një personi në burg kërkon “dyshim të arsyeshëm bazuar në prova” se është kryer një vepër penale. Prokuroria nuk ka asnjë të tillë.
2. Në dosje ska asnjë provë që ka ndodh një vepër penale, përveç korrespondencave zyrtare, të pashoqëruara me prova, por ata akuzojnë për plagosje të rëndë.
3. Në dosje nuk ka as akt ekspertimi që provon se a është dëmtuar ndonjë person dhe as emrin se cili është dëmtuar.
4. Në dosje nuk ka as video apo prova tjera që lidhin Noyzin me ngjarjen, pra rrahjen e pretenduar.
5. Vetëm kërkesa urgjente e ministrisë së drejtësisë të bazuar në një informacion policor ekziston në dosje, pa asnjë provë shoqëruese.
Këto i tregon dosja. Kaq qesharake është kjo histori.
Të tjerat do i publikojmë në vazhdim./Lexo.al