Ndarja (ende jo ligjore) mes Alice Campello dhe Alvaro Morata po diskutohet në mediat rozë, por edhe rrjetet sociale. U konsiderua si “rrufe në qiell të hapur”, sepse kurrë nuk ishte folur për probleme mes tyre, dy prindër të katër djemve.
Gjatë pyetje-përgjigjeve me ndjekësit e saj në Instagram, Erjona Sulejmani, modelja dhe influencuesja shqiptare, e vendosur prej vitesh në Itali, e cila ishte martuar dhe ka një djalë me Blerim Dzemaili, foli për ndarjen mes të dyve. Ajo i qëndron dreklaratave të saj, se futbollistët nuk janë besnikë, dhe atyre nuk iu besohet në asnjë rast si partner, pasi përfundojnë duke të tradhtuar.
“Më vjen keq për fëmijët! Por tani përvoja më mëson se nuk ka futbollistë besnikë, për fat të keq. Ne femrat gjithmonë mendojmë dhe besojmë se mund t’i ndryshojmë këta lloj burrash. E vërteta është se nuk duhet t’i besojmë kurrë një futbollisti, sepse ai do të përfundojë gjithmonë duke tradhtuar”, shkruan Sulejmani në reagimin e saj.
Kampioni i Europës me kombëtaren spanjolle dhe partnerja e tij vendosën të ndahen dhe lajmin e zbuluan pak ditë më parë në rrjetet sociale. Në Itali u ndezën skenarët për një person të tretë në lidhjen e tyre, por Alice Campello mohoi gjithccka. Ata theksojnë se kanë pasur grindje dhe nuk kanë dashur që lidhja e tyre të bëhet toksike. Alvaro Morata dhe Alice Campello kanë qenë çift për 8 vitet e fundit dhe u martuan në vitin 2017.
Ata janë prindër të katër fëmijëve, tre djem dhe një vajzë që lindi në vitin 2023. Alice, e cila është një biznesmene ndoqi Alvaron që luajti për vite në Spanjë dhe tani që lojtari u transferua në Milano, ata u ndanë.
“Pas shumë mendimeve, Alice dhe unë kemi vendosur të ndahemi. Ishte një marrëdhënie e mrekullueshme respekti reciprok, ku njëri e donte dhe e ndihmonte shumë tjetrin. Rezultati i këtyre viteve shumë të bukura ishin katër fëmijët tanë, të cilët janë padyshim gjëja më e mirë që kemi bërë ndonjëherë. Vendimi ynë ishte i dhimbshëm dhe kërkojmë respektin tuaj dhe ju lutemi mos shpikni skenarë të ndryshëm. Nuk ka munguar asnjëherë respekti, vetëm mosmarrëveshjet që gërryen ngadalë marrëdhënien tonë. Alice do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time”, tha Morata.
Gruaja e tij 29-vjeçare tha në rrjetet sociale: “Dua ta bëj të qartë se nuk kishte asnjë palë të tretë, asnjë mosrespekt nga asnjëra anë. Në këto tetë vite kam pasur në krah një njeri që nuk kishte asgjë mbi mua si prioritet dhe nuk do të lejoj askënd të përhapë thashetheme të pabaza. Dua të falënderoj Alvaron për gjithçka që bëri për mua, për bashkëshortin dhe babanë që ishte dhe i uroj më të mirat përgjithmonë”.