Pas grumbullimit të kutive ka filluar procesi i numerimit të votave për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë Himarë. Lajmin e bën me dije KQZ që nëpërmjet një njoftimi në llogarinë zyrtare të Facebook shkruan se:
Fillon procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e pjesshme për Kryetart ë Bashkisë Himarë.
Në Vendin e Numërimit të Votavë në KZAZ nr. 88, ka filluar procesi i vlerësimit të votave për 36 qendra votimi.
Anëtarët e Grupeve të Numërimit do të vijojnë punën në mënyrë të pandërprerë dhe vlerësimi i votave do të monitorohet dhe regjistrohet nga kamerat e vendosura në tavolinat e numërimit.