Mëngjesin e sotëm nga Qafë Bota përveç 3 autobusëve të linjave të rregullta Athinë – Sarandë, kanë hyrë edhe 2 autobusë që sillnin persona për të votuar në Himarë. Sipas burimeve të 2 autobusët kishin persona që vinin të organizuar nga stafi i kandidatit Gjikuria, bën të ditur gazetari i Report Tv, Limos Didani.
Edhe mëngjesin e djeshëm nga Qafë Bota kanë hyrë 2 autobusë të tjerë. Ndërkohë nga burime të stafit të Gjikurisë mësohet se përgjatë javës kanë mbërritur me automjete të tyre edhe qindra votues të tjerë, të cilët kanë planfikuar pushimet e tyre përgjatë këtyre ditëve.
Gjikuria, kandidon nën siglën e “Bashkë Fitojmë” të 10 partive opozitare, me në krye PD dhe PL, i propozuar dhe i mbështetur nga Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) dhe të organizata minoritare OMONIA.