Deri në orën 12:00 janë 4956 votues nga 21949 votues që kanë ushtruar të drejtën e votës, afërsisht 23 %. Vihet re një pjesëmarrje më e shtuar e votuesve në krahasim me zgjedhjet e 14 majit 2023.
Ndërkohë burime nga KZAZ për mediat bënë me dije se deri në këtë orë në qendrat e votimit janë paraqitur 200 qytetarë me karta identiteti të skaduara të cilët nuk janë lejuar të votojnë.