Mungon vetëm një deklaratë e përbashkët që të njoftojë divorcin, pasi sipas të gjitha gjasave Jennifer Lopez dhe Ben Affleck i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre. Ditën e djeshme, aktori festoi ditëlindjen e tij të 52-të, por ajo që mungoi ishte një urim nga Lopez.
Në vend të kësaj, diva nga Bronx-i – e cila kohët e fundit e vizitoi shtëpinë me qira të Benit – publikoi në rrjetet sociale një seri fotografish ku dukej mahnitëse me një fustan të tejdukshëm nga “Dior”. Të tri imazhet ishin realizuar muajin e kaluar në ditëlindjen e saj të 55-të në Hamptons, shkruan DailyMail.
Jennifer kishte veshur një fustan seksi që tregonte këmbët e saj të tonifikuara ndërsa pozonte para një veture. Flokët e saj ishin të lidhura bisht, ndërsa mbante vathë diamanti dhe një çantë me rruaza në dorë.