Zlatan Ibrahimovic ka kujtuar vdekjen e vëllait të tij Sapko, nga kanceri, dhjetë vjet më parë. “Para se vëllai im të vdiste nga leuçemia në moshën 40-vjeçare, i lutesha Zotit çdo ditë. Por ai vdiq. Ku ishte Zoti atëherë,”- thotë ai për “The Athletic”.
Në librin e tij të fundit “Adrenalina: Historitë e mia të panjohura”, Zlatan Ibrahimovic flet për herën e fundit para se vëllai i tij të largohej nga jeta tokësore.
“U ndjeva jashtëzakonisht i pafuqishëm, krejtësisht i padobishëm dhe plotësisht i shkatërruar”,- thotë ai në libër.