Aktori Ben Affleck thuhet se po kalon kohë me vajzën 36-vjeçare të Robert F. Kennedy Jr., Kick Kennedy në mes të divorcit të tij nga Jennifer Lopez. Një burim i brendshëm i Page Six thotë se ata janë parë në Polo Lounge në hotelin Beverly Hills dhe pika të tjera të qytetit.
Natyra e marrëdhënies së tyre mbetet e paqartë megjithëse aludohet se Kick mund të jetë një prej arsyet e ftohjes së marrëdhënies mes JLO dhe Ben. Jennifer Lopez, 55 vjeç, paraqiti kërkesën për divorc nga Affleck të martën pas thashethemeve disamujore të ndarjes.
Bëhet me dije se martesa e tyre kishte përfunduar që nga marsi, megjithëse Lopez renditi datën e ndarjes së tyre si 26 prill. Ajo përmendi dallimet e papajtueshme si arsyen e ndarjes së tyre. Një nga këto dallime ka të ngjarë që Affleck nuk mund ta duronte vëmendjen e medias që lidhja e tyre i solli atij.