Reperja nga Kosova, Tayna ka reaguar mbi deklaratat e disa personazheve publikë si në Kosovë dhe Shqipëri për “ndasitë” ndaj njëri-tjetrit.
Me një qëndrim të prerë, Tayna thotë se këto debate janë të kota, dhe se sipas saj personazhe negative dhe pozitivë ekzistojnë kudo.
Ajo thotë se shqiptarët e Shqipërisë i janë gjetur pranë në disa prej momenteve më të vështira që ka kaluar.
“Jo po femnat jon bo kshtu, jo po djemt ashtu, jo po kta t’Shipnis jon ashtu jo po na…a pi lojna qito ndarje? Njeri mire osht i mire, i keqi i keq, pavarsisht tjerave. Biles meqe ra fjala, ftyrat publike ne Shqiperi m’kan perkrah ma s’shumti ne momente te veshtira mu si artiste shqiptare e Kosoves. Kaq”, shkruan reperja në një postim në Threads.