Mbrëmjen e të martës në një prej lokaleve të Tiranës u dhunua fizikisht Klea Prendi nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha, të cilat janë shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit.
Por fatkeqësisht ky nuk është rasti i vetëm që në botën rozë dhe me xixa e drita të estradës, edhe vajzat përplasen fizikisht me njëra-tjetrën…aryseja është gjithmonë e njëjta: një burrë!
Përgjithësisht ngjarje të tilla ndodhin mes reperëve, por në vendin tonë nuk kanë më asnjë dallim.
Këtë herë duke marrë shkas nga dhuna ndaj Kleas , po bëjmë përmbledhje të sherreve të bujshme mes artisteve shqiptare, të cilat janë zënë prej flokësh apo edhe kanë qëlluar njëra-tjetrën aty ku u dhëmb më shumë: tek gjoksi me silikon.
Rezarta Shkurta dhe Rozana Radi
Sherri fizik mes tyre ka ndodhur në vitin 2011.
Asokohe këngëtarja Rozana Radi raportoi në polici sulmin fizik nga mikesha e saj e dikurshme Rezarta Shkurta.
“Shtetasja Rezarta Shkurta më ka sharë dhe ofenduar duke më shkruajtur në inbox mesazhe me fjalët më banale që përmban fjalori i gjuhës shqipe.
Më pas kjo shtetase më shkruan përsëri dhe më thotë se dua të të takoj, duke më kërkuar numrin e telefonit. më mori në telefon dhe më tha jemi tek ky Mercedezi me drita të fikura.
Unë në këtë moment i hapa dyert, pasi i kisha të siguruara, dhe po prisja që ajo të vinte të hipte në makinë me qëllim që ta sqaronim problemin.
Por ajo vjen, hap derën e shoferit ku isha unë dhe pa më folur fare u hodh sipër meje duke më qëlluar me grushte në çdo pjesë të trupit.
Më kishte bllokuar sediljen e parë dhe unë nuk mund të dilja nga makina.
Në një moment, unë gjej mundësinë dhe dal nga makina për ti shpëtuar kësaj shtetaseje, pasi ishte shumë e dhunshme dhe në të njëjtën kohë më shante me fjalë banale.
Në momentin që unë dola jashtë, nga makina e saj doli edhe një djalë, i cili më kapi nga krahët dhe po më mbante, në një kohë që ajo filloi të më godiste përsëri.
Personi i cili doli nga makina, ishte shtetasi Ermal Hoxha, i cili më tha se jam bashkëshorti i Rezartës.
Në momentet që këta shtetas po më godisnin, aty po kalonte një makinë policie dhe unë menjëherë, sapo i pashë, u dola përpara dhe iu tregova ngjarjen”- ka deklaruar asokohe Radi.
“Rozana ka qenë në makinë, dhe në këtë moment Rezarta e ka qëlluar me grushte Rozanën, e cila kishte pak kohë që kishte bërë një ndërhyrje kirurgjikale në gjoks dhe po mbronte me duart e saj pjesën e bustit të trupit, në një kohë që kishte lënë të zbuluar pjesën e fytyrës, ku dhe ka marrë goditje me grushte nga Rezarta Shkurta,”-shkruhej në pretencën e paraqitur në gjykatë
Sipas mjeko-ligjorëve, tek e dëmtuara Rozana Radi janë konstatuar dëmtime rreth syrit të majtë, të cilat klasifikohen si plagosje e lehtë.
Gjykata e shpalli Rezarta Shkurtën më pas të pafajshme.
Dorina Mema dhe Enca
Sherri mes tyre ka nisur në 2016-ën pasi Dorina Mema fitoi DWTS.
Gjatë një interviste ajo tha që donte ta priste me gërshërë Encën për shkak të peshës.
“Më fal, nuk promovoj njerëz budallenj dhe të mërzitshëm falas. Kërko për famë diku tjetër”- u përgjigj Enca në Sapchat.
Adelina Ismaili dhe Leonora Jakupi
Thuhet se në vitin 2011 dy këngëtaret patën një përplasje fizike ku motrat Ismaili rrahën këngëtaren Jakupi.
Historia e rrahjes ka ndodhur në backstage-t e një koncerti, ku bëheshin parapërgatitjet për regjistrimet e një spektakli për Vitin e Ri. Në 2019, e ftuar në emisionin “Pressing”, Ismaili tha se gjithçka doli jashtë kontrollit kur pa Leonorën të godistë mamanë e saj.
“Po, ka patur përleshje, por pse ka ndodhur kjo nuk e di. Mamin e ka goditur pak Leonora së parë. Mbaj mend se ishte një garderobë e ngushtë, ajo kaloi dhe goditi mamin. Mami i bërtiti pak për shkak të stresit të xhirimeve. Kur mami i tha “kujdes”, ajo e kapi prej fyti dhe aty ndërhyra unë,”- përfundoi këngëtarja duke shtuar se nuk do të thotë asnjë fjalë më shumë për ngjarjen e ndodhur në 2003-in.
Roza Lati dhe Aurela Hoxha
Gjithçka nisi me një koment nga ana e moderatores Lati për pamjen e jashtme të sipërmarrëses dhe modeles Aurela Hoha.
E ftuar në DaSara ajo tha: Aurela do ketë patur frikë të vijë sepse nuk është reale.
Reale nga personaliteti, se nga pamja e dimë që nukSherret dhe përplasjet e filmuara nuk janë të reja për Trejsi Sejdinin. Kështu ajo fitoi nofkën e saj “gangsterja e Elbasanit” pasi ishte filmuar duke dhunuar një grup të rinjsh. Herën e dytë që u filmua, po dhunonte një vajzë nga Laçi. E gjitha ndodhi në një club të Tiranës dhe u filmua nga dhjetra persona, por ish-Miss “Universe Albania 2018”, mohoi gjithçka.
Trejsi Sejdini pretendoi se nuk kishte marrë pjesë në sherr, por vetëm ishte e pranishme në vendin ku ndodhi ngjarja.
“Përshëndetje! Ka disa ditë që qarkullon lart e poshtë një video ku duket sikur unë përfshihem në një debat. Faktikisht pamjet e njerëzve jashtë atij clubi të lënë ta mendosh diçka të tillë por unë doja t’ju qetësoja sadopak të gjthëve pasi lajmi nuk është i vërtetë. Unë kam ardhur për pushime me mikeshat e mia dhe s’kam lidhje me asnjë konflikt. Nuk është faji im që ka njerëz që zihen nëpër clube ku jam dhe unë prezente po kjo s’do të thotë detyrimisht që kam dhe unë lidhje me sherrin! Kështu që merruni me punët tuaja se të ishte për portalet do më kishin nxjerrë mam të divorcuar me dy kalamaj deri tani. Kalofshi një ditë të mirë!,”- shkruan Trejsi në postimin e saj. është.
Kjo vazhdoi me faktin që Roza i përmendi të dashurin Aurelës që sipas saj e çonte me pushime në Maldive dhe Tajlandë, por pas kësaj Hoxha vendosi ta injorojë e ta linin me aq.
Big Mama dhe Rovena Stefa
Mund të ndodhë që nga mike shumë të ngushta dy femra të kthehen në armike të betuara. Ky është rasti i Big Mama-s dhe Rovena Stefës. Nga persona të afërt me dy këngëtaret, nga mediat e kohës pretendohej se e gjitha ka nisur kur Big Mama i rrëfeu Rovenës ndjenjat për një mikun e saj, të cilin e njihte prej vitesh. Por brenda pak kohësh ishte Rovena që krijoi një lidhje me të duke hapur një “luftë” me atë që ishte një nga miket e saj më të ngushta.
“Më mori të dashurin,”- kështu ka thënë Big Mama. Madje vazhdoi më tej për të treguar se e kishte strehuar në shtëpi këngëtaren e muzikës popullore Rovena Stefa dhe e kishte ndihmuar që të ndërtonte një karrierë në Kosovë dhe si shpërblim, kishte marrë tradhëtinë. Stefa nuk i ka adresuar kurrë pretedimet e Big Mamës.
Kejvina-Einxhell-Oriola
Kapje prej flokësh dhe grushte në gjoksin me silikon… këto
Në vitin 2019, dy modelet Kejvina Kthella dhe Oriola Marashi janë konfliktuar fizikisht me moderatoren Einxhel Shkira. Gjithë historia nisi pas disa batutave që Shkira bëri për modelen Kejvina Kthella, pasi kjo e fundit kishte fituar çmimin e javës te “Dance with me”, ku kërcente çift me ish–politikanin Eduart Ndocaj. Pas komentit të Einxhellit, Marashi dhe Kthella i shkuan poshtë shtëpisë për të “sqaruar” moderatoren, debat që përfundoi edhe ky në dhunë fizike. Einxheli është parë në rrugë nga patrulla e Policisë, duke vendosur që të bëjë edhe denoncimin, e shoqëruar nga vëllai i saj.
Asokohe, Einxhel Shkira tregoi për mediat se: Unë u gjenda e papërgatitur, pasi zbrita për të takuar pa asnjë paramendim Kejvinën, me të cilën kemi prej kohësh një marrëdhënie shoqërore të rregullt në distancë. Atje u përballa menjëherë me një sulm fjalësh dhe kërcënimesh. Isha një kundër dy dhe në debat e sipër, gjaknxehtësia bën të vetën.
Dy vajzat e tjera nuk u prononcuan kurrë për rastin.
Françeska Jaçe
Modelja dhe ish-konkurrentja e “Big Brother” është përleshur gjithashtu me një vajzë në një nga kafenetë e Tiranës. Për ngjarjen u raportua se Jaçe kishte rrahur ish-gruan e të dashurit e saj biznesmen. Por nuk ishte ky i vetmi rast. E reja nga Vlora është filmuar në një rast tjetër teksa dhunon një vajzë në një dyqan.