Plot 9.318 gjoba, mesatarisht 1,331 në ditë janë vënë javën e fundit nga Komisariati i Policisë rrugore në Tiranë.
Bilanci i javës 18 – 24 gusht 2024 u bë publik nga policia e Tiranës.
Me një mesazh për të respektuar rregullat e qarkullimit rrugor për një udhëtim të sigurtë ju tregojmë shkeljet për të cilat janë gjobitur më shumë shoferët me qëllim që ju të mos i përsërisni.
Masat administrative
9.318 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,331 në ditë.
24 masa për xhama të zinj
618 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara
325 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit
490 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit
2 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”
461 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve
6.079 masa për qëndrim të gabuar
696 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169
Por ka dhe penalitete më të rënda që shkojnë deri në prangosjen tuaj apo në procedim penal
Arrestime dhe procedime penale:
9 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit
2 persona për pa leje drejtimi
14 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit
3 largim nga vendi i aksidentit
Mund dhe tju marrin makinën
Pezullime dhe bllokime:
15 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit
30 raste për tejkalim shpejtësie.
5 raste të ndryshme
7 automjete u bllokuan, përfshirë 3 me targa të huaja.
Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor për një udhëtim të sigurt.