Secili prej nesh është unik, kjo është e sigurt, por sipas testit Myers-Briggs, ne të gjithë i përkasim një prej 16 llojeve të ndryshme të personalitetit që ai njeh.
Më e rralla prej tyre quhet INFJ , e cila vjen nga shkronjat e fjalëve angleze për konceptet e introversionit, intuitës, ndjenjës dhe gjykimit. Ajo korrespondon me vetëm 1.5% të popullsisë së përgjithshme.
Personat e karakterizuar nga ky tip specifik personaliteti, ndërkohë që kanë një natyrë introverte, në të njëjtën kohë e përqendrojnë vëmendjen e tyre tek të tjerët.
Ata janë mjaft të aftë, pasi nuk i lënë emocionet e tyre t’i devijojnë, por sjellja e tyre diktohet, në një masë të madhe, nga të menduarit logjik. Në varësi të situatës, ata mund të balancojnë mes vetëkontrollit dhe spontanitetit.
Duke qenë se ato kombinojnë tipare nga lloje të ndryshme personaliteti, nuk është e lehtë t’i njohësh ato.
Ata janë mjaft të talentuar në atë që nuk i lënë emocionet e tyre t’i devijojnë, por sjellja e tyre diktohet, në një masë të madhe, nga të menduarit logjik.
Në varësi të situatës, ata mund të balancojnë mes vetëkontrollit dhe spontanitetit.
Jane Granneman, autore e ‘The Secret Lives of Introverts: Inside Our Hidden World’, argumenton se karakteristika kryesore e një INFJ është intuita e introversionit.
Ai ka dhuntinë, pra, të perceptojë modelet në botën rreth tij shpesh pa e kuptuar as vetë.
Në këtë mënyrë, ai është i mirë në psikologjinë e karakterit të atyre që e rrethojnë, një forcë kjo që nuk është gjithmonë e qartë për të tjerët.
E meta e saj kryesore? Pasi e vendos veten lehtësisht në vendin e tjetrit dhe mund të ndiejë atë që ndjen, ai është veçanërisht emocional, duke thithur si sfungjer edhe ndjenjat e një të huaji, për të cilin mund të ketë lexuar, për shembull, në një lajm.
Sidomos kur bëhet fjalë për dikë të afërt. Të paktën, falë ndjeshmërisë së tij, ai e kupton instinktivisht se si të mbështesë të dashurit e tij në një kohë të vështirë.
Shihni më shumë për llojin më të rrallë të personalitetit në botë: