Ylli i realitetit televiziv, Kylie Jenner tani është 27 vjeçe! Jenner është një personazh jashtëzakonisht i njohur në rrjetet sociale. Ajo është gjithashtu një nga personazhet më të njohur në Amerikë dhe nënë e dy fëmijëve, Stormit Webster dhe Aire Webster.
Rikujtojmë që Kylie pati një lidhje të shkurtër me Jaden Smith dhe Cody Simpson si adoleshente përpara romancës së saj të parë serioze me reperin Tyga. Marrëdhënia u kritikua nga fansat për shkak të diferencës së madhe në moshë, me Tyga që ishte shtatë vjet më e madhe se Kylie.
Pas ndarjes së tyre, Kylie vazhdoi me Travis Scott dhe dyshja mirëpriti dy fëmijë së bashku . Marrëdhënia e tyre nuk ishte shkruar të vazhdonte më shumë dhe ata u ndanë më pak se një vit pasi Kylie solli në jetë fëmijën e tyre të dytë. Së fundmi ajo është lidhur me aktorin Timothée Chalamet.
Jenner ka qenë një personazh i spikatur në kulturën pop që nga mesi i viteve 2010. Revista Time i emëroi motrat Jenner në listën e adoleshentëve më me ndikim në botë në 2014 dhe 2015, duke përmendur ndikimin e tyre të rëndësishëm në mediat sociale tek të rinjtë.
Në ditëlindjen e saj të 27-të, nuk kishte se si të mungonte një urim i përzemërt nga e ëma e saj, Kris Jenner, e cila me fjalët më të bukura dhe më të përzemërta uron të bijën për ditëlindje.
Po ashtu, urimin ajo e ka shoqëruar me një sërë fotografish të Jenner kur ka qenë fëmijë.