Kylie Jenner ‘ngacmoi’ se mund të bëhej një këngëtare pop, katër vjet pasi kënga e saj ikonë ‘Rise and Shine’ u bë virale, teksa ajo la të kuptohet për një sipërmarrje të re në karrierë këtë javë.
Bukuroshja, 27 vjeç, u bë Kardashian-Jenner e parë që zbukuroi kopertinën e “British Vogue” të martën dhe diskutoi se më në fund po gjen rrugën në industrinë e modës, pasi ia kushtoi të 20-at e saj mëmësisë.
Por vetëm disa muaj pasi solli në jetë linjën e saj të veshjeve të nivelit të lartë “Khy”, duket se Kylie tashmë ka plane të tjera në punë, shkruan DailyMail.