Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka bërë një deklaratë publike për vrasjen që ndodhi këtë fundjavë në Pogradec.
Rrumbullaku: Nuk është fshehur ngjarja e Pogradecit nga asnjë punonjës policie. Është shkuar në vendngjarje, janë sekuestruar kamerat të ambienteve përreth. Janë shoqëruar disa persona që ishin të pranishëm në vendin e ngjarës. U bë e mundur zbardhja në kohë rekord e krimit dhe u arrestua autori bashkë me tre të tjerë. Drejtoria e Korçës dha një njoftimin zyrtar, u anashkalua, deformua dhe u mohua.