Me largimin e Sergi Robertos, Marc-Andre ter Stegen është promovuar në rolin e kapitenit të parë të Barcelonës.
Ndërsa Ronald Araujo, i cili ka shërbyer si kapiten i tretë sezonin e kaluar, është ngritur në rolin e kapitenit të dytë.
Ndërkohë, Frenkie de Jong, i cili ishte edhe pjesë e grupit të liderëve sezonin e kaluar, ngjitet në pozicionin e kapitenit të tretë.
Duke shtuar një nuancë rinie në grupin drejtues, Barcelona ka emëruar 21-vjeçarin Pedri si kapiten të katërt.
Spanjolli është një i preferuar i tifozëve dhe emërimi i tij si kapiten është një dëshmi e pjekurisë dhe ndikimit të tij pavarësisht moshës së tij të re.
Në grupin e liderit është edhe braziliani Raphinha, i cili është emëruar kapiteni i pestë.
Pavarësisht se është një nga lojtarët më me përvojë dhe të profilit të lartë te Barcelona, Lewandowski është anashkaluar për një rol kapiteni për të dytin sezon radhazi.
Sulmuesi polak, i cili është edhe kapiten i kombëtares së tij, pritej të përfshihej në grupin e liderëve, sidomos pas një sezoni ku luajti një rol kyç në sulmin e Barcelona-s.
Sidoqoftë, ai do të kërkojë të jetë protagonist në fushë kur Barcelona të presë Athletic Bilbao ditën e sotme.