Mazhoranca në Këshillin e Legjislacionit ka rënë dakord më propozimin e PD që projekt-vendimi për mandatin e Olta Xhaçkës, të kalojë për shqyrtim në seancën e ardhshme plenare.
“Ky këshill duhet t’i propozojë kryetares së Kuvendit t’a përfshijë këtë projekt-vendim në rendin e seancës më të afërt. Në lidhje me këtë çështje ne mendojmë që arsyetim i vendimit është vetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
Nuk është vënë ndonjëherë në diskutim ky vendim.
Thënë këtë, sa i takon konkluzioni, propozimi ynë është që projekt-vendimi i Gjykatës Kushtetuese ti kalohet seancës plenare më të afërt në Kuvend”, deklaroi Bushka.