Lidhja e re e Lana Del Rey ka shokuar të gjithë fansat dhe është kthyer në temë diskutimesh në rrjetet sociale. Këngëtarja e njohur është në një lidhje me Jeremy Dufrene, i cili është kapiteni i një varke dhe ofron guida turistike për të parë aligatorët në Luiziana.

Çifti njihen prej disa vitesh së bashku. Ata u takuan për herë të parë teksa Del Rey mori pjesë në një udhëtim me anije për të parë aligatorët me të në vitin 2019.

Madje Lana Del Rey ka postuar foto me të në rrjetet sociale, kur u njohën për herë të parë.

Në gusht 2024, një përdorues i TikTok ndau një video të shkurtër të këngëtares duke ecur dorë për dore me Dufrene në një festival muzikor. Më herët gjatë muajit, një përdorues i Reddit postoi një foto të të dyve duke ngrënë drekë së bashku në Londër.