Një 45-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim nga autorietet italiane është vënë në pranga në Itali. Shqiptari nuk është identifikuar por sipas autoriteteve ai së bashku me bashkëpunëtorët e tij shpërndanin drogë në periferi të Torinos. Më tej bëhet me dije se ata trafikonin kokainë, hashash dhe marihuanë.

Hetuesit karabinierë, falë Shërbimit Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Policor, e vunë në gjurmët e tij dhe e arrestuan në Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke konfiskuar edhe një makinë që dyshohet se kanë rrjedhur nga aktiviteti i paligjshëm.

Hetimet e kryera nga Karabinierët e njësisë operative të kompanisë së Karabinierëve të Rivolit kishin çuar në dy masa paraprake në burg më 4 korrik, ndërsa një anëtar i tretë i bandës u arrestua pak ditë më vonë. Gjatë hetimeve u sekuestruan 17.5 kilogramë drogë. Arrestime të tjera ishin urdhëruar nga gjyqtari hetues i gjykatës së Torinos, në provincën e Ternit, në Shqipëri dhe Spanjë.

Hetimet zbuluan se droga ishte e fshehur brenda çerdheve dhe se dërgesat tek klientët bëheshin direkt në shtëpi, si një shërbim dërgese. Karabinierët kishin vërtetuar se në 15 muaj kishte pasur gjithsej 456 shitje droge si në kryeqytetin piemontez ashtu edhe në bashkitë Alpignano, Collegno, Grugliasco, Rivoli dhe Settimo Torinese, duke bërë, gjatë hetimeve, pesë arrestime në flagrancë dhe raporte të shumta administrative për klientët.