Ditën e djeshme ish-banorja e Big Brother, Heidi Baçi ka festuar ditëlindjen e saj, ku nuk ka munguar një dedikim nga ana e aktorit Romeo Veshaj.
“Edhe 100 vite të qeshura vajza me flokët e arta!”, ka shkruar Romeo krahas një foto tek duket se puth Heidin në ballë, ndërsa shkruan më tej: “Të dua dhe kur s’ta them”.
Ndërkohë që në mbrëmje ka qenë vetë Heidi që ka postuar një foto të një unaze në gishtin e saj të fejesës, që konfirmon zërat se lidhja e tyre tashmë është zyrtare. Çifti pas një vere që e kanë kaluar së bashku, duket se ka shfrytëzuar ditëlindjen e Heidit, për ta çuar në një hap më tej marrëdhënien.
Dyshja u njohën gjatë eksperiencës së tyre brenda shtëpisë së “Big Brother Vip 3”, e cila duket se po ecën mirë edhe jashtë. Heidi ka “braktisur” Italinë dhe po jeton me Romeon në një apartament në Tiranë.
Pas përfundimit të spektaklit, çifti kanë vendosur që t’i kushtojnë kohë njëri-tjetrit, duke qëndruar larg syrit të publikut dhe angazhimeve në media. Edhe pse kishte dyshimte të shumta nëse do ta vazhdonin atë që nisën në “Big Brother VIP”, duket se çifti u ka dhënë fund këtyre aludime pasi në shumë dalje janë parë bashkë.
Pothuajse gjithë verën çifti është parë bashkë, ku kanë qenë vende te shumta ku kanë shkuar. Disa herë vetëm dhe disa herë në shoqërinë e Donaldit dhe Borës, çifti është shfaqur më i lumtur se kurrë.