Ish-banorja e Bg Brother VIP dhe ish-konkurrentja e Përputhen, Antonela Berisha është bërë e ‘gjallë’ pas shpalljes në kërkim nga Policia e Shtetit. Antonela bashkë me të motrën, Mariela Berisha po kërkohen për dhunën barbare që ushtruan ndaj Klea Prengës, e cila ka sot të qepura në fytyrë.
Mirëpo, Antonela ka vendosur që të bllokojë komentet në profilin e saj në Instagram.
Kjo është lëvizja e parë që ajo bën, që pas denoncimit nga Klea. Ndërsa për të motrën nuk dihet asgjë. Të dyja janë zyrtarisht në kërkim për plagosje të rëndë me dashje në bashkëpunim.
Ngjarja ndodhi në një restorant në Tiranë, ku Klea Prenga po darkonte dhe shkak deri më tani raportohet të jetë bërë një marrëdhënie e nisur mes 24-vjeçares dhe Mir Pepës, partnerit të Mariela Berishës. Pas dhunimit Prenga ka marrë dhe një mesazh ku shkruhet qartë se dhunën e kishte ‘dhuratë’ pikërisht nga Mariela.
ZËRI mësoi nga burime zyrtare se policia është vënë në kërkim të motrave, por ato nuk janë gjetur në banesën e tyre. Vetë Klea thotë se nuk ka ndërhyrë mes asnjë çifti pasi personi që e ka sulmuar nuk ka burrë.