Nga Endri Tafani
Itali, Gjermani, Francë, Spanjë, UK kanë sot, pothuaj të njëjtën GDP që kanë patur në 2008, plot 16 vjet më parë. Po të kemi parasysh dhe inflacionin real, të gjithë shtetasit europianë janë më të varfër dhe jetojnë më keq sot se 16 vjet më parë.
Prandaj nuk duhet të habitemi me turistët “që vijnë me bukë me vete”. Nuk janë kopracë, thjesht lekët për pushime sa vijnë e bëhen më të pakta për turistët perëndimorë.
Duke qenë se gjasat janë që ky trend varfërimi në Perëndim të vazhdojë, duhet patur parasysh që nuk mund të thithim shumë turistë me çmime të larta. Duhet punuar me çmime të ulta, duke zgjatur kohën e ofertës, nga vetëm dy muaj turizëm në 12 muaj turizëm.
Për fat të mirë Shqipëria ka një klimë dhe natyre që mund të ofrojë këtë gjë.
Çmime të ulta për një kohë më të gjatë, përfitojmë jo vetëm më shumë të huaj, por përfitojnë dhe shqiptarët që kryejnë turizëm brenda Shqipërisë.
Nuk ka më në botë turistë leku-letër. Ato kohë kanë mbaruar me krizën financiare të 2008. Nëse nuk duam të mbarojmë dhe ne, duhet të adaptohemi.