Ish-konkurrentja e “Dancing With the Stars”,Juliana Nura ka reaguar lidhur me rastin e dhunës ndaj modeles Klea Prenga.
Dyshohet se Antonela Berisha dhe motra e saj, të cilat janë shpallur në kërkim nga policia.
Në reagimin e saj ajo thekson se gratë duhet të përballen me burrat e tyre dhe jo me gratë me të cilat janë përfshirë.
“Përshëndetje! Është e premte. Dua të ju uroj një fundjavë sa më të mirë. Për mua nuk ka rëndësi se punoj edhe gjatë fundjavës.
Por, dua të them diçka në lidhje me rastin që paska ndodhur, ku Antonela dhe motra e saj e paskan kapur një vajzë që paska pasur lidhje me burrin e motrës së Antonelës.
Oj budallica! Unë fal që po ju them kështu, por të gjithë jeni budallica. Fajin nuk e ka ajo që ka pasur lidhje me burrin, sepse nuk e ka ditur që ai është i martuar.
Fajin e ka burri që tradhton gruan e tij me dikë që është beqare. Vajza është beqare, ajo nuk ka faj. Fajin e ka burri yt që është me unazë dhe ka një grua në shtëpi, që rrit fëmijën tuaj dhe ai shkon te dikush tjetër.
Kapeni burrin tuaj në shtëpi dhe përballuni me të, sepse kjo është e paarsyeshme. Merreni në gjyq, ndani pasurinë, bëni çfarë të doni, por mos fajësoni vajzën që është e pafajshme. Fajin e ka burri yt, prandaj përballuni me atë.
Në fund, dua të them se më mirë është një ndarje me dhimbje të shkurtër sesa një dhimbje e pafund, që shpesh është martesa“, tha ajo.