Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është ndalur dje në fjalën e tij para simpatizantëve demokratë te rruga e Thumanës. E ndërsa banorët e zonave përreth po protestojnë prej ditësh, Berisha iu ka bërë thirrje të gjitha rretheve të veriut që të protestojnë në Thumanë.
Por ironia qëndron se ndërsa Berisha bën thirrje për protestë, ai nuk përmend dot emrin e biznesmenit që ka me koncesion këtë rrugë.
Kjo, pasi ai është njeri i afërt i Berishës. Madje dhe zyrën e vet, e ka “falas” pikërisht nga ky biznesmen, që në kohën e Berishës, ka marrë dhjetëra koncensione nga ky i fundit./TEMA