Nga Eduard Zaloshnja
Pavarsisht se ndonje lokal i ri buze gjolit mundohet te imitoje diskot e zhurmshme te Sarandes, e pavarsisht se ndonje plazh privat poradecar mundohet te imitoje prepotencen e Ksamilit, Pogradeci mbetet magneti veror i turizmit vendas.
Kam ardhur rregullisht ketu ne behar qysh kur kam qene 6-muajsh. Pra, e kam pare trajektoren zhvillimore te ketij qyteti, nga nje magnet primitiv i turizmit vendas, ne nje magnet modern i turizmit, po vendas.
Doni mengjese e mbremje te fresketa? I gjeni ne Pogradec, teksa pjesa tjeter e vendit zhuritet nga vapa.
Doni restorante me ushqime te shijshme, sherbim te kendshem, e çmime te arsyeshme? I gjeni ne Pogradec, teksa ne bregdet duhet ta mendoni mire ku do uleni.
Doni variacone gjate pushimeve verore ne Pogradec? Mund te vizitoni ketu rrotull Drilonin, Tushemishtin, Shen Naumin, Linin, Strugen e Ohrin.
Doni ta shijoni Pogradecin ne behar? Vizitojeni sa pa ardhur dyndja e turizmit te huaj, qe pashmangesisht do te vije…