Ditën e sotme në një deklarët për mediat Kreu i Policisë së Shtetit Rrumballuku ka njoftuar kapjen në Dubai të dy eksponentëve të fortë të krimit të organizuar, Plarent Dervishit dhe Julian Meçes. Sipas Rrumballukut të dy të arrestuarit janë në kontrollin e Policisë së Tiranës, ku janë ekstraduar ditën e djeshme.
Nga ana tjetër ditën e sotme është njoftuar me anë të një vendimi gjykate, miratimi i kërkesës së Policisë Shqiptare për ekstradimin e ish eksponentit të fortë të krimit në Durrës, Lulzim Berisha.
“Policia e Shtetit është partneri më i besueshëm përsa i përket luftës kundër krimit të organizuar, organizatave kriminale në një bashkëpunim me SPAK dhe të gjithë prokuroritë. Në kuadrin e informacioneve dhe operacioneve të fshehta policore, Policia e Shtetit ka bërë të mundur arrestimin e 2 eksponentëve të krimit të organizuar në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal dhe të organizatave kriminale, Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe.
Është kontribut i punës së djemeve dhe vajzave dhe të gjitha strukturave në një nivel kombëtar të Policisë së Shtetit, të departamente respektive, por edhe bashkëpunimit me Emiratet e Bashkuara Arabe për mënyrën e operacionit policor të organizuar nga Policia e Shtetit dhe me mbështetjen 100% të partnerëve tanë të Emirateve të Bashkuara.”-ka thënë midis të tjerash sot Rrumbullaku.
Policia e Shtetit ka shënuar një rekord pune të pandodhur më parë, ku tre eksponentë të krimit të organizuar me ndikim të lartë, të bëjnë të mundur ekstradimin e tyre nga vende që nuk kanë marrëveshje ekstraduese me Shqipërinë, edhe veçanërisht me Dubain, që mbetet një vend i vështirë për shumë vende në botë për partneritet në lidhje me çështjet e drejtësisë./Lexo.al