Pas lajmit qe qarkulloi dje se fansat e Noizyt do te organizonin nje proteste per lirimin e tij, ka reaguar familja dhe stafi menaxherial i tij.
Nepermjes menaxherit Ermir Gjyzeli, ata kane falenderuar fansat e Noizyt per mbeshtetjen, por nga ana tjeter jane distancuar nga protesta duke theksuar se lajmin e kane mesuar nga mediat dhe ata nuk kane ndermarre organizimin e asnje proteste.
Nga ana tjeter, nepermjet menaxherit Ermir Gjyzeli, ne reagimin per mediat theksohet se familja po merret veten me rrugen ligjore per zbardhjen e te vertetes.
Reagimi i plotë:
Dje nëpërmjet mediave u informuam se do të organizohej sot një protestë përpara Ministrisë së Drejtësisë për lirimin e Rigelsit (Noizyt).
Duam të informojmë fansat e Noizyt, publikun e gjerë dhe mediat, se as familja e Noizyt, as stafi menaxherial nuk kanë ndërmarrë organizimin e asnjë proteste.
Ne, jemi në një proces gjyqsor dhe do ndjekim vetëm rrugën ligjore për zbardhjen e të vërtetës dhe pastrimin e baltës mbi emrin e Noizyt💪
Duam të falenderojmë përzemërsisht fansat dhe kolegët e Noizyt për mbështetjen ndaj tij në këtë situatë absurde padrejtësie.
Punë të mbarë të gjithë atyre që po punojnë drejt së vërtetës🙏
Stafi menaxheria